Telegrafi

Apple dhe Time Magazine merren vesh për abonimet në iPad

Tani, pas marrëveshjes me Apple, Time Inc. do të ofrojë edicione falas për të gjithë abonentët e saj të versionit të shtypur të revistës.

Prej ditës së nesërme, abonentët e revistave si Sports Illustrated, Time dhe Fortune do të mund të ofrojnë qasje në iPad, përmes aplikacioneve mobile të cilat i identifikojnë ata si ofrues të përmbajtjes.

Më herët, Apple pati informuar publikuesit se ata nuk mund të ofrojnë edicione falas për versionet e revistave për iPad, dhe se kjo mund të bëhej vetëm përmes shërbimit të saj, iTunes.

Kjo, pasi që Apple merr një pjesë të hyrave të cilat vijnë nga abonuesit në këto revista. / Telegrafi /