Telegrafi

Apple dhe Samsung nuk merren vesh, vazhdojnë me gjyq?

Mirëpo, me sa duket bisedimet mes drejtorit të Apple, Tim Cook dhe atij të Samsung, JK Shin kanë dështuar, dhe tani kompanitë përsëri do të vazhdojnë t’i zgjidhin problemet e tyre përmes gjykatave.

Një raport i ri i publikuar nga The Verge thotë se dy drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë nuk kanë arritur në një marrëveshje e cila do t’i përshtatet të dy palëve, dhe ka gjasa që bisedimet mes tyre të mos vazhdojnë me një takim tjetër.

Si rrjedhojë, Apple dhe Samsung do të vazhdojnë betejën gjyqësore mes vete, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me patentat dhe licencat respektive. /Telegrafi /