Site icon Telegrafi

Apple dhe Samsung me plane për eliminimin e SIM kartelës tradicionale

Zëvendësimi për SIM kartelën pritet të jetë e-SIM kartela, që do të jetë një version i SIM kartelës elektronike e cila ia mundëson përdoruesit që shpejtë dhe lehtë ta ndërrojnë operatorin e tyre mobil.

Dhe varësisht se si do të finalizohet specifikimi i këtij vendimi, operatorët sërish do të mund të vendosin restriksione në e-SIM, edhepse koncepti është krijuar që e njëjta të jetë më fleksibile sesa SIM kartela tradicionale.

Teknoogjia do të jetë e ngjashme me Apple SIM e cila është prezantuar bashkë me iPad Air 2, dhe ua mundëson përdoruesve që të kalojnë nga një zgjidhje e tyre e internetit në mobil në tjetrën, përmes tabletit të tyre.

Derisa Apple SIM mund të ndërrohet nga përdoruesit, e-SIM është menduar të jetë e tillë që nuk mund të hiqet nga pajisja mobile. (Telegrafi)
 

Exit mobile version