Telegrafi

Apple dhe Samsung marrin rreth 100 për qind të fitimit!

Në fakt, e vetmja kompani që arriti të mbledh pak fitime ishte LG, e cila ka marrë jo më shumë se 1 për qind nga totali i përgjithshëm, i cili dominohet tërësisht nga Apple dhe Samsung.

Edhe përkundër faktit se rreth 100 për qind e fitimeve mbahet nga Apple dhe Samsung, fitimi i industrisë mobile globale ka rënie nga viti i kaluar.

Firma kërkimore ka raportuar se vitin e kaluar të dy kompanitë e mëdha arritën të marrin 103 për qind të fitimeve të industrisë mobile në vitin 2012. / Telegrafi /