Telegrafi

Apple dhe Google nuk lejojnë lojra që kanë emrin Flappy

Refuzimi për të pranuar lojra të ngjashme me atë të Flappy Bird, vjen si tentim i sistemeve operative për ta ndalur trendin e krijimit të lojrave të klonuara, pasi që tashmë kemi parë disa tentime për ta kopjuar lojën e famshme, përmes aplikacioneve mobile si Flappy Doge, Sesame Bird, Fall Out Bird.

TechCrunch ka raportuar se një numër i konsiderueshëm i zhvilluesve të lojrave mobile tashmë janë munduar të regjistrojnë lojrat e tyre në Google Play Store dhe App Store, mirëpo këto kërkesa tashmë janë refuzuar nga kompanitë që i posedojnë këto platforma mobile. / Telegrafi /