Telegrafi

Apple dhe Google nuk janë më brendet më të dashura amerikane

Në listën e YouGov, Apple është përjashtuar që nga gjysma e dytë e vitit 2012, ndërsa Google është jashtë listës së fundit si njëra ndër 10 markat më të mira të SHBA-së.

Vendin e Google e ka zënë rivali i kompanisë, Amazon, e cila ka marrë dy pozita në këtë listë me dy brende të ndryshme, duke përfshirë edhe tabletin e saj dhe lexuesin elektronik, Kindle.

Arsyet kryesore pse Apple dhe Google nuk janë në këtë listë dyshohen se lidhen me skandalet e fundit të përgjimeve të shërbimeve të tyre të komunikimit, të cilat jo pak e kanë shqetësuar publikun amerikan. / Telegrafi /