Telegrafi

Apple dëshiron të ndalojë edhe Galaxy Note dhe Galaxy SIII

Tani, me sa duket, Apple dëshiron të shtojë edhe një pajisje të re të Samsung në listën e modeleve të ndaluara në tregun amerikan dhe kësaj radhe bëhet fjalë për modelin më të ri të telefonit të mençur të Samsung, Galaxy S III.

Bashkë me Samsung Galaxy S III, Apple gjithashtu dëshiron të ndalojë edhe fabletin e Samsung, Galaxy Note, mirëpo ende nuk dihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Bazuar në veprimet e fundit, mund të thuhet se Apple nuk është e kënaqur me fitoren ndaj rastit të Samsung, dhe shumën prej 1 miliard dollarëve, pasi që ata tani janë vënë pas pajisjeve tjera të kompanisë jug-koreane. / Telegrafi /