Telegrafi

Apple dënohet me 862 milionë dollarë

Më tej është kuptuar se për shkak të përdorimit të padrejtë të kësaj patente, Apple do të jetë e detyruar të paguajë deri në 862 milionë dollarë në emër të dëmeve.

Gjyqi shqyrtoi nëse procesorët mobil të Apple, A7, A8 dhe A8X kanë shkelur patentën ekzistuese. Apple mohoi shkeljen dhe argumentoi se patenta është e pavlefshme, por juria vendosi ndryshe.

Në fazën tjetër të gjyqit, do të përcaktohet saktësisht se sa i detyrohet Apple universitetit për shkeljen e bërë. (Telegrafi)