Telegrafi

Apple debuton me Macbook Pro në Retina dhe Touch ID

Apple më në fund ka lansuar modelet e reja të laptopëve Macbook Pro me ekranin Retina, duke pretenduar se do të jetë “versioni më i hollë dhe më i lehtë i MacBook Pro” i bërë ndonjëherë.

Apple njoftoi se Macbook Pro i ri do të vijë në madhësinë prej 13 dhe 15-inç, dhe do të jetë në dispozicion në ngjyrë të argjendtë dhe opsionet me Space Gray.

Modelet e reja të laptopëve Macbook Pro ofrojnë karakteristika të avancuara dhe ekran më të gjallë Retina.

Tastiera e Apple Macbook Pro do të jetë më e mirë dhe do të përgjigjet më shpejtë, ndërsa laptopi i ri i kompanisë ofron edhe një touchpad të madh dhe Touch ID si një masë shtesë të sigurisë.