Telegrafi

Apple Car vs. Elon Musk

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, nuk duket i mërzitur për zhvillimin e një ‘Apple Car’, shkruan Handelsblatt, ku ai ka folur për planet e konkurrentëe të ardhshëm në tregun e makinave elektrike.

Sipas Musk, ka dallim të madh në zhvillimin dhe prodhimin e telefonave mobil sikurse iPhone dhe veturave elektrike.

“Është gjë e mirë që Apple po lëviz dhe investon në drejtime tjera. Mirëpo, krijimi i një makine është shumë më komplekse sesa zhvillimi i telefonave apo orëve të dorës. Apple nuk mund të kërkoj aq thjeshtë nga Foxconn që t’ia ndërtoj një makinë.” – deklaron Musk.

Më tutje, ai vazhdon duke thënë se një lëvizje e tillë nga Apple ka qenë e domosdoshme në mënyrë që kompania të mbaj imazhin e inovacioneve në teknologji. (Telegrafi)