Telegrafi

Apple blen shërbimin Matcha

Matcha ishte shërbim i bazuar në internet dhe aplikacion për tabletin e Apple, iPad, i cili ofronte kërkimin dhe gjetjen e rekomandimeve për video në shërbime të shumta të videove, duke përfshirë shërbimet e Amazon Prime, Hulu, dhe iTunes.

Në muajin maj të këtij viti shërbimi papritmas u zhduk nga faqja, duke i lënë përdoruesit e hutuar, ndërsa më pas raportet e VentureBeat kishin kuptuar se Apple e kishte përvetësuar kompaninë, duke e cituar një person të paidentifikuar, por me informata rreth marrëveshjes.

Sipas burimit të VentureBeat, Matcha është shitur për 1 ose 1.5 milionë dollarë tek Apple, edhe pse disa burime e kontestojnë këtë shifër. / Telegrafi /