Telegrafi

Apple blen kompaninë Topsy për 200 milionë dollarë

Marrëveshja është e thënë të jetë në vlerë prej 200 milionë dollarëve, për kompaninë e cila merret me analiza për ueb dhe rrjete sociale, veçanërisht me ato të Twitter.

Sipas WSJ, nuk ka gjasa që të dy kompanitë do të kishin rënë dakord mes vete, pa marrë një lloj aprovimi edhe nga Twitter.

Topsy është partner me kompaninë Twitter, dhe e njëjta ka qasje në të gjitha cicërimat e kësaj të fundit, me një arkivë aktive që nga viti 2006. Dhe duke e marrë parasysh që në baza ditore llogariten se mbi 500 milionë cicërima dërgohen nga shërbimi, i bie që Topsy ka mjaft të dhëna nga Twitter.

Ende nuk është e qartë nëse Apple planifikon që shërbimin e ri Topsy ta përdor për platformat e saj si iTunes, asistentin e zërit – Siri, apo platformën e saj të reklamimit iAd. / Telegrafi /