Gazeta thotë se çmimi të cilin Apple e ka ofruar për këtë kompani shkon deri në 280 milionë dollar amerikan, ndërsa arsyeja kryesore pse dëshiron ta blejë kompaninë është integrimi i teknologjisë së saj në produktet e Apple.
Teknologjia e sensorëve 3D e zhvilluar nga Primesense tashmë përdoret në më shumë se 20 milionë pajisje. Ndërsa më herët kjo teknologji përdorej vetëm për lodra, së fundmi kompania ka ofruar zgjidhjen e saj 3D edhe për Asus, e cila e ka përdorur atë për kompjuterët personal.
Dhe natyrisht se Apple është shumë e interesuar që një inovacion të tillë ta përdor ekskluzivisht në pajisjet e saj. / Telegrafi /