Telegrafi

Apple blen Anobitin?

Kompania produktet e veta të bazuara në teknologjinë e vet Memory Signal Processin i ofron në tregun enterprise dhe në tregun e pajisjeve mobile. Zgjidhjet përmirësojnë performancat dhe qëndrueshmërinë e çipave të flash memories NAND, dhe kompensojnë kufizimet fizike të teknologjisë. Vlera e akvizicionit vlerësohet të jetë 500 milion dollarë.

Kontrolluesit e memories nga Anobit sipas pohimeve qysh tani janë duke u përdorur në iPhone, iPad dhe MacBook Air. Siç besojnë analistët, Apple është i interesuar për kontrolluesit e memories nga kjo kompani që i takojnë linjës MSP20xx për pajisjet smartphone dhe ato tablet. Anobit gjatë gushtit publikoi se këtë vit ka shitur rreth 20 milion copë të kontrolluesve të përmendur. /Telegrafi/