Telegrafi

Apple bie në Kinë, tregu një miliard përdorues

Kina, tregu më i madh botëror i telefonave mobil nuk ka qenë një detyrë e lehtë për Apple, pasi që përpor konkurrencës, kompania amerikane gjithashtu është ballafaquar edhe me kontestin ligjor lidhur me emrin e tabletit të saj, iPad, si dhe problemet me autoritetet për pagat dhe kushtet e punës së punëtorëve.

Derisa numri i përdoruesve mobil në Kinë po afrohet në një miliard, konkurrenca mes rivalëve si LG, Samsung, Nokia, Huawei dhe ZTE është shumë e madhe.

Në tregun e madh kinez, Apple ka pësuar rënie të rëndësishme duke u radhitur tani si prodhuesi i pestë në treg, pasi është kaluar nga ZTE, ndërsa pjesëmarrja e saj ka rënë nga 10.4 në 7.5. /Telegrafi/