Telegrafi

Apple bën gati iMac 27″ me 5K?

Sipas kompanisë nga Tajvani, WitsView thuhet se Apple madje e ka në plan që të prezantoj modelin e ri të iMac me ekranin me diagonalen prej 27", të cilin do ta pajis me teknologjinë e ekranit – 5K.

Në njoftimin e saj për media, kompania tajvaneze thotë se lajmi është i vërtetë, edhe pse nuk e ka bërë të ditur burimin e këtij informacioni që lidhet me kompjuterin e ri desktop të Apple.

"Ky produkt pritet të nxisë një valë të re të kërkesës për monitorin me rezolucion ultra të lartë," parashikon kompania nga Tajvani.

Së fundmi, ishte kompania Dell ajo e cila e prezantoi modelin e saj të ekranit 27" me cilësinë 5K, dhe përcjellja e këtij trendi duket se ka shumë kuptim edhe për kompaninë Apple. (Telegrafi)