Telegrafi

Apple bën gati edhe iWatch?

Sipas Business Insider, thuhet se Apple ka krijuar një partneritet me Intel për të zhvillimin e një ore të mençur e cila do të bazohej në sistemin e saj operativ, iOS.

Disa furnitorë të Apple i kanë thënë faqes kineze Tech163.com  se ora mund të jetë e mbështetur me Bluetooth, dhe ekran OLED me madhësi prej 1.5 inç.

Burimet e njëjta të lajmit thonë se ora e Apple do të paraqitet në treg kah gjysma e parë e vitit të ardhshëm, mirëpo gjithçka është në fazën e thashethemeve për momentin. / Telegrafi /