Telegrafi

Apple bën gati dizajnin e ri të iOS 7?

Mirëpo, Ive dhe ekipi i tij i dizajnit është duke u munduar që ndryshimet të sjellin freski, por pa e humbur ngjashmërinë me versionin aktual të sistemit operativ mobil të Apple. Kjo, pasi që shumica e përdoruesve të iOS tashmë janë mësuar me dizajnin dhe ikonat e dallueshme në këtë platformë.

Disa zëra thonë se ndërfaqja e re do të jetë “shumë, shumë e rrafshët”, ndërsa burime tjera thonë se iOS 7 do të sjell shumë shkëlqim dhe elegancë për përdoruesit. Disa të tjerë thonë se dizajni i ri ii OS 7 do t’i ngjajë shumë atij të ndërfaqes së platformës Metro të Microsoft.

Megjithatë, dizajni i ri i Apple iOS 7 pritet që të pëlqehet nga shumica e përdoruesve, duke përjashtuar ata që për një kohë të gjatë janë me produktet e kompanisë, dhe i dinë të gjitha detajet e zhvillimit të platformës së Apple.

Ajo që është me rëndësi është se aplikacionet dhe funksionaliteti i tyre do të mbetet i njëjtë, dhe mbase do të përmirësohet, ndërsa dizajni i ikonave dhe cilësimeve në iOS do të sjell risi për përdoruesit më të ri të pajisjeve mobile Apple. / Telegrafi /