Telegrafi

Apple Arcade është pak më i lirë, nëse doni të paguani për një vit

Me 4.99 euro në muaj, Apple Arcade është mjaft e lirë, pasi që mundëson të luhen qindra lojëra të kësaj platforme.

Por, Apple e ka bërë edhe më të lirë këtë format, për ata që duan të paguajnë për një vit për këtë shërbim, transmeton Telegrafi.

Ueb-faqja iFun, ak bërë të ditur se parapagimi mujor është 49.99 euro, apo 9.89 euro më pak për një vit, që nuk është ndonjë zbritje e madhe.

Vlen të ceket, se forma e re e pagesës, nuk shihet kur hapet Apple Arcade, ndërsa nuk shfaqet as kur kërkohet nëpërmjet App Store.

Mënyra më e mirë për ta kërkuar, është nëpërmjet App Store në iPhone, kur mund të klikohet llogaria e vet përdoruesit. Pastaj, të bëhet pagesa e re nëpërmjet kësaj forme.

Kjo platformë që është lansuar në shtator, ka një katalog me shumë video-lojëra, derisa është në dispozicion për iPhone, iPad, Mac dhe Apple TV. Nëpërmjet Apple Arcade, mund të luajnë në të njëjtën kohë, deri në gjashtë lojtarë. /Telegrafi/