Telegrafi

Apple AppStore me 1 milionë aplikacione mobile në SHBA

Gjatë kësaj kohe, Apple ka thyer shumë rekorde dhe ka përmbushur shumë objektiva, duke përfshirë edhe arritjen e 1 milionë aplikacioneve në dyqanin e saj në nivel global. Ndërsa këtë javë, Apple App Store gjithashtu e ka arritur këtë numër edhe në SHBA.

Sipas MacRumors thuhet se Apple tashmë ka arritur në 1,006,557 aplikacione të cilat janë në dispozicion në dyqanin e saj në SHBA.

Më pas, lajmi është konfirmuar edhe nga AppsFire, e cila thotë se prej këtij totali 473 mijë janë kompatibile në iPad ndërsa 900 mijë tjera janë në dispozicion për iPhone.

Gjatë viteve të kaluara, Apple ka arritur në shumë rekorde sa i përket dyqanit të saj, App Store.

Në maj të vitit 2013, Apple ka festuar për arritjen e 50 miliardë shkarkimeve. Tani, numri i shkarkimeve thuhet se ka arritur në 60 miliardë, dhe ky numër pritet të rritet edhe më shumë gjatë muajve të ardhshëm. / Telegrafi /