Kompania amerikane e njohur për prodhimin e kompjuterëve dhe e suksesit të pakrahasueshëm me iPhone, ka dashur t’i hyjë edhe botës së automobilizmit.
Lajme anonime – që nuk janë konfirmuar kurrë nga Apple -kanë treguar se gjiganti është duke punuar në një “Projekt Titan”, transmeton Telegrafi.
Të pyetur për këtë projekt, zyrtarët nuk e kanë pranuar e as mohuar, duke lënë që të shpërhapen thashetheme pa fund se po përgatitet një veturë elektrike vetëvozitëse.
Duke marrë parasysh inxhinierët e specializuar dhe teknologjinë e lartë që ka ky prodhues, është pritur që makina të dalë e mahnitshme, por gjithçka është përmbyllur pa sukses.
Të njëjta burime të panjohura, tani thonë se “Projekti Titan” që u fillua më 2014, është shuar këto ditë.
Meqenëse prodhimi i një automobili merr kohë, kjo është një periudhë shumë e shkurtër për të dalë së paku me koncept.
Heqja dorë nga prodhimi, po konsiderohet si zhgënjim nga entuziastët e këtyre veturave, si dhe nga stafi nga Lugina e Silikonit’.
Në fotografitë e postuara më poshtë, janë disa nga dizajnimet që është menduar se do t’i ketë kjo makinë. /Telegrafi/