Telegrafi

Apple: 75% e pajisjeve tani janë në iOS 9

Sipas numrave të fundit, Apple iOS 9 tash po mbështet 75 për qind të pajisjeve të Apple, ndërsa iOS 8 është aktualisht në 19 për qind të pajisjeve, e pasuar nga versioni më i vjetër iOS 7, që është thjesht në 7 për qind të pajisjeve.

Kjo do të thotë se shumica e pronarëve të pajisjeve të Apple janë tani duke e përdorur iOS 9.

Muajin e kaluar, numri i adoptimit të këtij versioni ishte në 70 për qind, kështu që nuk ka një rritje të vogël në shkallën e adoptimit të sistemit operativ në këtë muaj.

Apple iOS 9 ishte sistemi operativ me shkallën më të shpejtë të adoptimit nga ana e përdoruesve, në historinë e kompanisë, pasiqë arriti dhe kaloi shkallën prej 50 për qind brenda pesë ditëve të para të lansimit.

Kompania ka lëshuar iOS të fundit, versionin 9.3 Beta për zhvilluesit i cili sjell disa karakteristika të dobishme për pajisjet, veçanërisht iPad-ët, të cilët morrën karakteristika të rëndësishme – të tilla si mbështetja për multi përdorues dhe jo vetëm kaq.