Telegrafi

Apple, 30 miliardë aplikacione të shkarkuara

Ky numër është më i madh për 5 miliardë që nga muaji mars, kur Apple kishte thënë se ka arritur në 25 miliardë shkarkime të aplikacioneve nga platforma e saj mobile. 

Apple gjithashtu ka thënë se iOS tashmë ka arritur në 650.000 aplikacione për shkarkim, 225.000 prej të cilave janë në dispozicion edhe për iPad. 

Në anën tjetër, Apple publikoi edhe shumat e pagesave të cilat janë bërë për palët e treta, përkatësisht zhvilluesit e aplikacioneve, të cilët sipas Apple deri më sot janë paguar me 5 miliardë dollarë. / Telegrafi /