Telegrafi

Apple: 15 miliardë shkarkime, 450 mijë aplikacione!

App Store tani ofron më shumë se 425 mijë aplikacione, 100 mijë nga të cilat janë krijuar posaçërisht për tabletin e Apple, iPad.

Deri më sot, Apple ka paguar më shumë se 2.5 miliardë dollarë për zhvilluesit e këtyre aplikacioneve.

Duke e marrë parasysh marrëveshjen e Apple për ndarjen e hyrave me zhvilluesit, e cila është 70/30, i bie që Apple ka fituar më shumë se 1 miliardë dollarë vetëm nga zhvilluesit e aplikacioneve në platformën e saj mobile. / Telegrafi /