Telegrafi

App Store e Apple rritet me nga 1000 aplikacione të reja në ditë!

Në muajin maj, ka pasur 40.037 aplikacione të reja në App Store, ndërsa aplikacionet për lojëra arritën në shifrën prej 13.905.

Në total ka pasur 53.942 aplikacione dhe lojra gjatë muajit, duke përfaqësuar mesatarisht 1798 aplikacione në ditë.
Ka një total prej 1.9 milionë aplikacioneve mobile në SHBA, përkatësisht App Store, nga të cilat rreth 1.7 milionë janë aktualisht në dispozicion për shkarkim.

Rreth 73% e aplikacioneve dhe lojrave janë pa pagesë në sistemin operativ të Apple.

Në vitin 2008, Apple pati hapur App Store për zhvilluesit e jashtëm, mirëpo përkundër faktit se këto aplikacione janë të pavarura, ato megjithatë duhet ti binden rregullave strikte të Apple.