Telegrafi

Apotheker e vrau WebOS-in

Në të vërtetë, McKinney pohon se CEO i asokohshëm i HP-së, respektivisht Leo Apotheker, morri vendim që të ndërpritet zhvillimi i sistemit operativ mobil të Palm WebOS. HP kishte pronësinë mbi Palm vetëm rreth 16 muaj para se të merrej vendimi për ndërprerjen e zhvillimit të mëtutjeshëm të WebOS-it.

McKinney gjithashtu thekson se vendimi për ndërprerjen e zhvillimit të WebOS-it për të ishte shumë i çuditshëm, duke pasur parasysh se HP pati vendosur që ekipit i cili erdhi nga Palm do të ia jap tri vite për zhvillimin e softuerit dhe rimëkëmbjen e produkteve. /Telegrafi/