Site icon Telegrafi

Apostolova thotë se në Kosovë ende ka pabarazi gjinore

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka lansuar publikimin “Gratë duke folur: Një vit i përkrahjes së BE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë”.

Ambasadorja Apostolova me këtë rast tha se pabarazitë midis grave dhe burrave në Kosovë janë ende mjaft të përhapura. Sipas saj, në shumicën e rasteve zëri i grave nuk dëgjohet.

“Edhe në Kosovë ka probleme për çështje të perceptimit të stereotipave dhe dallimi mes meshkujve dhe grave janë edhe më akute, mirëpo kemi parë një moment premtues në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë. Ne jemi dëshmitarë të rritjes substanciale të emërimit të grave në pozita kryesore dhe pozita vendimmarrëse. Pra duke që ka përpjekje që të përmirësohet edhe më tutje situatën”, theksoi Apostolova, raporton kp.

Ndërsa, avokati I Popullit, Hilmi Jashari theksoi se në 20 vjetët e fundit ka progres për barazi gjinore, si rezultat edhe i përkrahjes edhe nga institucionet ndërkombëtare, por shtoi se ka ende sfida për barazi. /Telegrafi/

Exit mobile version