Site icon Telegrafi

Apostolova takon shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të fillojë të enjten një seri takimesh me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare të PDK-së, Vetëvendosjes, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe, Nismës, 6+ dhe grupin e grave.

Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Ndërlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.

Apostolova të enjten do të takohet me shefin e Grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi, kryesuesen e Komitetit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu Kodra, atë të Komitetit për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha Shala dhe kryesuesi e Komitetit për Administratë Publike, Qeverisje lokale dhe media Nait Hasani.

Ajo po ashtu të enjten do të takohet edhe me shefin e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kryesuesen e Komisionit për legjislacion Albulena Haxhiu, atë të Komisionit për arsim, Ismajl Kurteshi, kryesuesen e Komisionit për shëndetësi Besa Baftiu dhe atë të Komisionit për mbikëqyrje të agjencisë për Inteligjencë, Donika Kadaj Bujupi.

Takimet tjera do të mbahen gjatë javës së ardhshme.

Exit mobile version