Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do vazhdojë takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar kështu përfaqësuesit e NISMA-s dhe Listës Serbe.
Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.
Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP) etj.
Takimet me NISMEN dhe Listën serbe do të mbahen sot dhe të martën.