Telegrafi

Apostolova: Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar sot një qendër të votimit për t’u njoftuar nga afër lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Apostolova e cila ishte e pranishme në Qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, tha se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën.

“Ju duhet të zgjidhni përfaqësuesit tuaj prandaj kujdes së kë e zgjedhni”, tha ajo.

Apostolova do t’i vizitojë edhe disa qendra votimi, në disa qytete. /Telegrafi/