Telegrafi

Apostolova reagon ndaj djegies së veturës së Slavko Simiq, kërkon nga policia hetim të plotë

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova/ Foto: BE-Kosovë

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka reaguar lidhur me djegien e veturës që iu bë deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Apostolova përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se pret që policia të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë lidhur me këtë rast.

Lexo po ashtu Digjet vetura e deputetit të Listës Serbe

“E shqetësuar të dëgjoi raportet për sulmin ndaj pasurisë së njërit prej nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Pres që policia të zhvillojë një hetim të shpejtë dhe të plotë në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Apostolova.

Vetura e deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, është djegur në orët e vona të së mërkurës në veri të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/