Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka përshëndetur miratimin e projekt-rezolutës sot në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një shkrimi në Twitter, Apostolova ka vlerësuar se Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces.
“E përgëzoj Kuvendin e Kosovës për votimin e sotëm në marrjen e përgjegjësisë për një proces kaq të rëndësishëm si dialogu me Serbinë. Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces”, ka shkruar Apostolova.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sonte projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, për dialogun me Serbinë.
Pas votimit të rezolutës, Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj pritet të jenë kryesues të delegacionit.
Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile./Telegrafi/