Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se rrënimi i murit në Mitrovicë është një moment shumë për qytetin e Mitrovicës, gjegjësisht për të dyja qytetet.
“Mure nuk do të ketë më në Mitrovicë dhe do të formohet Asociacioni i Komunave serbe”, ka thënë Apostolova, raporton Telegrafi, pas fillimeve të punimeve për rrënimin e murit ilegal në Mitrovicë.
Dy ekskavatorë, sot kanë filluar punën dhe rrënimi i murit ilegal të ndërtuar në Mitrovicën e Veriut tashmë ka filluar.
Rrënimi i murit vjen pas arritjes së marrëveshjes për rrënimin e tij, marrëveshje kjo mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore. /Telegrafi/