Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Aposotolova nuk ka dashur që të jap ndonjë afat se kur kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, ndërsa ka ftuar institucionet e Kosovës që të vazhdojnë me punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Apostolova këto komente i bëri në Ditën e Evropës.
“Nuk dua ta përfshij veten me afate kohore, pasi vendimi për udhëtimin e lirë pa viza do të merret nga vendet anëtare, kështu që ne nuk mund të flasim në emër të tyre… Inkurajojë institucionet e Kosovës që të vazhdojnë me punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të fuqizojnë institucionet dhe sundimin e ligjit. Të gjitha këto do të ndihmojnë vendet anëtare të marrin vendim pozitiv”, tha Apostolova.