Shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalyia Apostolova ka mirëpritur votimin e tri projektligjeve nga Kuvendi i Kosovës, të cilat lidhen me marrëveshjet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Apostolova përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se votimi i këtyre ligjeve konfirmon përkatësinë evropiane të Kosovës.
“Përgëzoj Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes IPA 2017 dhe pjesëmarrjen në programet Erasmus+, Evropa Kreative dhe Evropa për Qytetarët. Vota konfirmon përkatësinë evropiane të Kosovës dhe aftësinë për tu bashkuar rreth çështjeve me interes kombëtar”, ka shkruar Apostolova.
Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017 është miratuar me 93 vota “për” dhe 8 abstenime.
Kurse, projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”, me 96 “për”, 2 “kundër” dhe 7 abstenime.
Kuvendi gjithashtu ka miratuar edhe projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport, me 97 vota “për”. /Telegrafi/
Congratulate #Kosovo Assembly on ratifying #IPA 2017 agreement & ??participation in #Erasmus+, Creative Europe & Europe for Citizens programmes. The vote confirms Kosovo’s European belonging & ability to unite around issues of national interest. pic.twitter.com/Q8sQYmAh52
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) September 20, 2018