Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka vizituar sot shkollën “Dardania” në Prishtinë, ndërsa me këtë rast theksoi se është shumë me rëndësi për qytetarët e Kosovës se për kë do të votojnë.
Ajo ftoi qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre komunal.
“Nuk do të bëjë deklaratë rreth vlerësimit të procesit zgjedhor pasi që pas ditëve ne do të dalim me deklarata zyrtare. Por unë kam një porosi për qytetarët e Kosovës. Dilni dhe votoni. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme…”, ka thënë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovës.
“Është shumë e rëndësishme se kë do të votoni sot. Votoni për njerëzit me duar të pastra..”, u shpreh Apostolova.
Foto: Arkiv