Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar nga partitë politike që të jenë më transparente karshi qytetarëve.
Ajo këtë e ka thënë në hapjen e Javës Kundër Korrupsionit, ku ndër të tjerash tha se për konsolidimin një demokracie, llogaridhënia e transparenca janë esenciale.
“Jam bashkuar me kolegët e mi duke theksuar një rëndësi të fuqishme që ka transparenca dhe llogaridhënia publike. Llogaridhënia publike mbështetet në transparencë. Kjo është tepër e rëndësishme për një demokraci”.
“Për gati 20 vjet financat e partive politike në Kosovë mund të fshihen nga opinioni publik. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë që të dinë se kush i financon partitë politike dhe se si shpenzohen ato para nga partitë politike”.
“KQZ-ja duhet të sigurojë zbatimin e ligjit dhe duhet të marrë masa nëse ka vonesa në transparencë”, ka thënë Apostolova, transmeton Klan Kosova.