Deputetët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kërkuan lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.
Për këtë shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova i është drejtuar me një thirrje Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që ky propozim të mos votohet.
Ajo ka kujtuar se kjo bie ndesh me rregulla të BE-së.
“I bëj thirrje parlamentit që të mos votojë propozimin për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 15 vjet. Ky propozim është në kundërshtim me direktivat e BE-së për emetimin e dioksidit të karbonit nga automjetet. Do të ketë ndikim serioz në shëndetin publik. Raporti i fundit i Agjencisë evropiane të Mjedisit e rendit Kosovën ndër vendet me ajrin me të ndotur në Evropë. Inkurajoj Kuvendin që të mos ndryshojë kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet”, ka shkruar Apostolova, në Twitter.
Kufizimi i importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet hyri në fuqi më 1 janar 2018. /Telegrafi/
I want to reiterate today my call for the Assembly not to increase the maximal age of imported cars to Kosovo ⤵ pic.twitter.com/rF4ukAwVu1
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) November 2, 2018