Site icon Telegrafi

Apostolova kërkon fokusim në zbatim të MSA-së

Në takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova kërkoi fokusim në zbatim të MSA-së.

“Për muaj flitet për zgjedhje të hershme, por unë besoj në fokus të përqendruar të institucioneve që të ketë rezultat kjo marrëveshje në implementim”, tha Apostolova.

Apostolova më tutje foli për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit dhe vazhdimin e luftimit të korrupsionit, si dy kushte të mbetura për liberalizim vizash.

Apostolova kërkoi edhe unitet dhe punë të institucioneve.

“Kosova duhet të punojë me shumë zell, përkushtim e unitet”, tha Apostolova, transmeton Kallxo.com.

Zgjedhjet i përmendi edhe bashkëkryesuesi i punës së komisionit, Tonino Picula.

“Në muajt që po vijnë vendi juaj do t’i mbajë zgjedhjet lokale dhe sipas të gjitha gjasave do të jenë edhe ato parlamentare”, tha Picula.

Exit mobile version