Shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, e cila ka qenë nikoqire e takimit të Presidentit dhe partive politike ka thënë se ka konsensus për demarkacionin dhe pret që të miratohet shpejt në Kuvend.
“E mirëpres deklaratën e Presidenteve të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin si një hap të rëndësishëm drejt një regjimi pa viza për Kosovën. Në takimin ku morri pjesë Presidenti Hashim Thaçi partitë politike demonstruan se konsensusi për interesin e Kosovës do të mbizotërojë”, ka thënë Apostolova.
Apostolova, ka theksuar se ratifikimi i shpejtë i demarkacionit me Malin e Zi, që do të sjellë qytetarët e Kosovës më afër mundësisë për të udhëtuar lirshëm’ ka shkruar ajo./Telegrafi/