Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Të dy bashkëbiseduesit u shprehën për një angazhim të të gjitha forcave politike në vend për arritjen e një konsensusi dhe realizimin e një plan veprimi të përbashkët. Kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve që janë agravuar midis dy palëve.
Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e ngritjes së urave të bashkëpunimit dhe jo të mureve ndarëse, për të përmbushur kështu aspiratën e qytetarëve të Kosovës për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/