Site icon Telegrafi

Apostolova: Demarkacioni duhet të kalojë nesër, deputetët të mendojnë për qytetarët e Kosovës

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova pas takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ka thënë se është e rëndësishme që nesër të ndodhë ratifikimi i demarkacionit.

“Nesër kemi një vizitë të rëndësishme të z. Jan-Claude Juncker, Federica Mogherini dhe Johanes Hahn, vizitë kjo e cila do ta rikonfirmojë të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Apostolova, transmeton Telegrafi.

Ajo ka theksuar se javëve të fundit ka pasur zhvillime të rëndësishme në Kosovë siq ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes në mes dy presidentëve atij të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe arritja e konsensusit në mes të gjitha partive politike për miratimin e demarkacionit.

“Është e rëndësishme dhe e nevojshme që demarkacioni të ratifikohet nesër”, ka thënë Apostolova.

Apostolova ka theksuar se deputetët nesër duhet të mendojë për qytetarët dhe të rinjtë e Kosovës, dhe që të mos e humbasin mundësinë e liberalizimit të vizave.

“Na ndihmoni neve që të ju ndihmojë juve”, tha në fund Apostolova. /Telegrafi/

Exit mobile version