Siç raportojnë nga AIM, ministri i Mbrojtjes së Greqisë Evangelos Apostolakis gjatë fjalimit të tij në forumin e katër ekonomik në Delfi të Greqisë tha se “ne jmi të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit tonë me Maqedoninë e Veriut, sepse është në interesin tonë strategjik”.
“Integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë në përforcimin e ndjenjës së stabilitetit dhe në përforcimin e bashkëpunimit në bashkëjetesën paqësore në rajon. Ne jemi përkushtuar drejt thellimit tonë me Maqedoninë e Veriut, për shkak se është interes i ynë strategjik. Kemi rol të rëndësishëm, sepse do të kërkohen nga ky vend që në mënyrë sistematike t’i transferojmë forcat e armatosura për nevojat dhe kërkesat e Aleancës”, tha ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Apostolakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai foli edhe për bashkëpunimin me homologen e tij, Radmilla Sheqerinska dhe për mundësinë e bashkëpunimit bilateral mbrojtës si dhe për çdo mbështetje të mundshme për integrimin e qetë të vendin tonë në NATO.
“Bindja jonë është që vendi unë të jetë partneri kryesor i mbrojtjes strategjike i Maqedonisë së Veriut. Dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha Apostolakis./Telegrafi/