Site icon Telegrafi

Apostol Simovski pret që ligji për regjistrimin e popullsisë nesër të paraqitet në seancë

Apostol Simovski, drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, pret që Ligji për regjistrimin e popullsisë të paraqitet nesër në agjendën e seancës së rregullt të qeverisë dhe që nga atje të dorëzohet në Kuvend. Simovski këtë e tha sot në intervitë për “Veçer”.

Zgjidhja ligjore për të filluar përgatitjet zyrtare për regjistrimin në prill të vitit të ardhshëm do të duhej të votohej në fillim të këtij viti. Simovski nuk beson se bëhet fjalë për paaftësi për të arritur marrëveshje midis liderëve politikë ose se probleme bëjnë detaje të caktuara të këtij operacioni statistikor demografik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Miratimi i ligjit të regjistrimit ka ngecur për shkak të disa problemeve teknike, të cilat sipas informatave të mia tani janë tejkaluar. Pres që të martën ligji do të paraqitet në seancën qeveritare dhe do të miratohet. Problemi nuk ishte vetëm vetë ligji dhe keqkuptimet që kishte, kjo periudhë ishte shumë intensive dhe nga gjërat e tjera, patëm zgjedhje presidenciale. Gjatë fushatës, nisma jonë nuk duhej të ishte në agjendë, që të mos abuzohej në fushatën politike dhe tani pres që ajo të miratohet pa ndonjë problem të martën”, tha Simovski.

Ai shtoi se megjithëse zgjidhja ligjore ende nuk është miratuar, përgatitjet po shkojnë në atë drejtim. Ai nuk beson se do të ketë vonesë të madhe, sepse do të ketë zgjedhje kuvendare në dhjetor të vitit 2020./Telegrafi/

Exit mobile version