Regjisori Ben Apolloni ka thënë se është shumë e çuditshme ndarje e çmimit Nobel për Letërsi Handkes, kur ka akoma gjallë shkrimtarë shumë më të mirë se ai siç mund të jetë Milan Kundera.
Apolloni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Handke u pozicionua në anën e një vrasësi si Millosheviqi dhe vepra e tij nuk ka më ndonjë kuptim.
“Handke ose mund të ketë luajtur mëndësh ose Akademia suedeze [e Nobelit] ka luajtur mëndësh”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se çmimi është një provokim pasi është një tendencë për të rehabilituar krimet e Millosheviqit.
“Ta vlerësosh këtë njeri për qëndrimet që bota e njeh sot për qëndrimet politike në kohën kur sot ka shkrimtarë shumë më të mirë në letërsi, është padyshim provokim”.
Apolloni thotë se ende nuk ka pasur ndonjë rast kur është anuluar Çmimi Nobel për Letërsi por sipas tij mund të bëhet pasi rasti më i freskët është që vitin e kaluar për shkak të skandaleve seksuale të vet Akademisë së Nobelit ndarja e çmimit është shtyrë./Telegrafi/