Telegrafi

Apollo është modeli i ri i BlackBerry Curve

Sipas faqes BGR, thuhet se BlackBerry Curve i ri do të jetë një telefon i mençur Quad-band me lidhje GSM/GPRS/EDGE dhe Tri-band UMTS/HSPA 7.2Mbps, ndërsa ekrani i tij do të shfaq pamje në rezolucion me 480×360 mega-piksel.

Modeli i ri i BlackBerry Curve, përkatësisht Apollo, do të përfshijë edhe Bluetooth 2.1, 802.11 b/g/n WiFi, GPS, mbështetje për NFC, 512MN të RAM, si dhe kamerën me 5 mega-piksel.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe sistemin e fundit operativ  BlackBerry OS 6.1, baterinë 1050 mAh si dhe CPU-në Tavor MG-1 me 800MHz. / Telegrafi /