Site icon Telegrafi

Apokalipsi jo tani! Pesë herët kur “profetët” parashikuan gabimisht se të gjithë do të vdisnim në vitin 2017

Që nga fillimi i historisë së regjistruar, njeriu është përpjekur të parashikojë kur bota do të përfundojë.

Dhe me ngrohjen e tokës dhe tensionet bërthamore, përcjell Telegrafi, një temë e nxehtë në gojët e të gjithëve në vitin 2017 ishte nëse “Dita e Fundit” mund të jetë më afër se kurrë më parë.

Por a është shkatërrimi i plotë i njerëzimit një mundësi reale në të ardhmen e afërt? Me siguri jo!

Ashtu si të gjithë ata para, shkruajnë mediat e huaja, kushdo që tenton të parashikojë të ardhmen, siç duket ka të ngjarë të detyrohet të pranojë humbjen.

Më poshtë është një listë e pesë prej apokalipseve që mbijetuam në vitin 2017.

1 janar 2017: Fillimi i fundit

Viti nisi me një fillim të mirë kur ky parashikim i tmerrshëm doli të ishte i gabuar.

Kulti i vdekjes sekrete të “The Sword of God Brotherhood” tha se bota do të përfundonte më 1 janar 2017.

Sipas kultit, kryeengjëlli Gabrieli erdhi tek ata dhe u tha atyre se të gjithë përveç tyre ishin të destinuar të shkonin në “zjarr ferri” sapo orët të kalonin në Vitin e Ri.

Për fat të mirë, ata ishin gabuar.

Nibiru: Përsëri dhe përsëri

Ideja e planetit mitik Nibiru – ose Planet X – ka qenë rreth e rrotull për dekada.

Me sa duket me burime nga shkrimet e lashta sumeriane, autori David Meade ka mbështetur idenë me interpretime biblike, numerologji dhe astrologji.

Ai ka ardhur me disa data.

E para ishte 23 shtator. Ishte një shtrirje ‘e rrallë’ e Diellit dhe Hënës me konstelacionin e Virgjëreshës.

Meade ishte dyfish i bindur se kjo ishte ajo ditë, pasi 23 shtatori ishte gjithashtu 33 ditë pasi një eklips diellor total kalonte Shtetet e Bashkuara.

Dhe 33 ishte e rëndësishme, siç është mosha e spekuluar e Jezusit kur vdiq, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Me interpretim të mëtejshëm të ndërlikuar dhe gjimnastikë numerologjike, Meade arriti në përfundimin se Planeti Nibiru do të kalonte afër Tokës – duke shkaktuar një sërë kataklizmash që përfaqësonin shtatë vite të mundimit që çonte në kthimin e Krishtit.

Dhe gjithashtu, më 23 shtator, asgjë nuk ndodhi.

Halloween

Parashikuesit e “Ditës së Fundit” ishin të bindur se Jezu Krishti do të kthehej në Halloween dhe do të lajmëronte fundin e botës.

Ardhja e Dytë e Krishtit supozohej të bënte Rrëmbimin, ku jo-besimtarët futen në Ferr dhe të krishterët merren në Parajsë.

Dhe këtë vit, një studiues biblik gjoja zbuloi datën e kthimit të Krishtit.

Në një video nga kanali YouTube u tha: “Të gjitha provat tregojnë se fundi i botës, dhe fundi i kohës do të jetë më 31 tetor”.

Fatmirësisht për ne, kjo doli të jetë e rreme.

Papa

Një tjetër nga profecitë që u përfol gjatë vitit që po lëmë pas ishte edhe diçka e vjetër.

Kjo nuk e specifikon në mënyrë eksplicite vitin 2017.

Peshkopi irlandez i shekullit të 12-të, Shën Malakia deklaroi se vetëm 112 papë do të merrnin fronin e Shën Pjetrit në Vatikan pas zgjedhjes së Papës Celestine II në 1143.

Dhe pikërisht, Papa Francis është i 112-ti.

Pra, sipas Shën Malakisë, apokalipsi ka qenë vetëm një rrahje zemre larg që nga zgjedhja e tij më 13 mars 2013.

Asteroidët

Asteroidët godasin Tokën thuajse shumicën e ditëve, megjithatë për shkak se ato janë kaq të vegjël, digjen në atmosferën e planetit tonë.

Por disa prej tyre e kanë shqetësuar edhe NASA-n.

Pak më i “frikshmi” u pa 3200 Phaethon, i cili kaloi përmes tokës më 17 dhjetor.

Për fat të mirë, kalimi i tij erdhi dhe shkoi pa incidente. /Telegrafi/

Exit mobile version