Site icon Telegrafi

Apokalipsi i pashmangshëm: Fundi i botës në tetor

“Pejgamberi” i vetëshpallur Harold Camping iu drejtua ndjekësve të tij dhe paralajmëroi se kiameti është i pashmangshëm por ai kishte gabuar në llogaritje – fundi i botës do të ndodhë më 21 tetor.

Camping pranoi hapur se e kishte goditur fort fakti që Bota nuk filloi të zhdukej më 21 maj në orën 18:00 dhe se 200 milionë të krishterë nuk ishin ngjitur në qiell. I prekur me këtë ngjarje “aspak të këndshme” ai iu drejtua Zotit për lutje.

Me siguri të njëjtën gjë e kanë bërë edhe ndjekësit e tij të cilët kishin hequr dorë nga puna, shtëpitë dhe pasuria dhe ia kishin dhuruar atij 100 milionë dollarë.

Pas reflektimit të thellë, Camping e kuptoi gabimin që kishte bërë dhe sërish ia bëri me dije bortës se apokalipsi po afrohet, vetëm se nuk i kishte bërë mirë hesapet. Nëse ia vlen t’i besojmë këtij plaku pasanik, neve zor se do të na zë dimri, shkruan Guardian. /Telegrafi/
 

Exit mobile version