Telegrafi

APOEL Nicosia zbarkon në Kosovë për ndeshjen me Gjilanin, publikojnë pamje nga udhëtimi i tyre

Gjilani nesër do ta vazhdojë aventurën evropiane në rundin e parë eliminator të Ligës së Evropës, ku do të përballet me skuadrën e njohur qipriote APOEL Nicosia.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet nesër (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 19:00.

Tashmë skuadra qipriote ka zbarkuar në Prishtinë, një ditë para ndeshjes me Gjilanin.

Udhëtimin që nga Qipro e deri në Prishtinë e kanë postuar në faqen e klubit për një video të postuar në “YouTube”.

APOEL-i është një nga klubet më të njohura që ka zbarkuar ndonjëherë në Prishtinë. /Telegrafi/