Keira Craig dhe partneri saj Ryan nga Lonra, aplikuan përmes internetit për pasaporta të reja.
Por, partnerët mbetën të hutuar kur pas një muaji iu arritën në shtëpi 31 pasaporta të huaja, certifikata të martesës dhe të lindjes, transmeton Telegrafi.
Në mbi 30 zarfe të mëdha, ishin dokumentet e njerëzve të panjohur, ndërsa në asnjërën prej tyre, nuk i gjetën pasaportat e tyre.
“Kur nisa t’i hapë zarfet dhe i shihja dokumentet e huaja, më dukej sikur po iu merrja qëllimisht të dhënat personale. Por, nuk kisha zgjidhje tjetër” ka thënë Craig.
Rastin e pazakontë, ajo e ka lajmëruar në Home Office, që është autoriteti kryesor për lëshimin e dokumenteve. Mirëpo, zyrtarët ende nuk e dinë se si ka ndodhur kjo ngatërresë.
“Është mirë që pasaportat përfunduan në duart e një qytetari të ndershëm, që nuk i përdori në ndonjë veprimtari kriminale. Do të bëjmë të gjitha hulumtimet, që të zbulojmë si ka ndodhur ngjarja dhe të mos përsëritet më” thuhet në deklaratë. /Telegrafi/